Policia e Kosovës ka njoftuar se është arrestuar një person në Vushtrri, pasi i njëjti dyshohet se ka sulmuar një gazetare në Vushtrri.
Sipas njoftimit të policisë, gazetraja dhe kolegu i saj ishin duke bëre intervistë me imamin e xhamisë.
Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është liruar.
Ministrja Haxhiu intervistohet javën tjetër për rastin “Dehari”
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që në xhami ka sulmuar gazetaren femër kosovare dhe kolegun e saj mashkull kosovar, të cilët ishin duke biseduar me imamin e xhamisë për një intervistë. Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e policisë.