Policia e Kosovës , Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, në koordinim me Prokurorinë, ka kryer dje dhe sot bastisje në plot lokale për shitblerjen e telefonave dhe mjeteve tjera teknologjike, ku në bazë të dyshimeve për kontrabandë dhe shmangie tatimi, janë sekuestruar mbi 200 telefona.
Sipas Policisë, sot pasi është lajmëruar pronari i një biznesit që ka qenë i mbyllur, në vazhdën e zbatimit të urdhër kontrollit të lartcekur nga Gjykata, Policia së bashku me Inspektorë nga MINT, ku është bërë kontrollimi i tij.
Si rezultat i kontrollimit/inspektimit nga autoritetet kompetente në lokalin/biznesin në fjalë sot janë sekuestruar:
- (67) Telefona të mençur (Smart Phone), të cilët dyshohet se në vendin tonë kanë hyrë duke iu shmangur taksave dhe tarifave doganore e procedurave tjera të rregullta.
- (59) Telefona të mençur (Smart Phone), janë sekuestruar përkohësisht, pasi që për këta telefona pronari i biznesit ka ofruar dëshmi mbi prejardhjen, mirëpo nuk kanë qenë bindëse sipas Inspektorëve dhe për këtë arsyeje janë sekuestruar me qëllim të verifikimit në detaje.
Mbi bazën e këtyre veprimeve është krijuar dyshimi se i dyshuari (pronari i biznesit të kontrolluar), dyshohet se ka kryer veprat penale:
- “Shmangia nga pagesa e tarifave të detyrueshme doganore ose tarifave akcizore”
- “Kontrabandimi i mallrave” dhe
- “Shmangia nga tatimi”
Pas ndërmarrjes së të gjitha veprimeve të nevojshme, Prokurorja e Shtetit ka urdhëruar që i dyshuari të lirohet./Botapress.info/.