Zëvendëskryeministri i parë Besnik Bislimi do ta takojë sonte emisarin për dialogun Kosovë-Serbi Miroslav Lajçak.
Lajmin e ka konfirmuar Klisman Kadiu, këshilltar për media i zëvendëskryeministrit të Kosovës.“Për detajet mbi takimin do të ketë një komunikatë për media pas përfundimit të tij”, ka thënë ai duke mos dashur të jep më shumë detaje.
Ndryshe, emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ndodhet për një vizitë të paparalajmëruar dyditore në Kosovë.
Policia tregon se pse janë marrë në mbrojtje Krasniqi e Abdixhiku
Drafti për themelimin e asociacionit pritet të jetë tema kryesore e takimeve që Lajçak pritet t’i ketë në Kosovë. Krahas kësaj do të diskutohen edhe “çështje tjera” si dhe përgatitja e një takimi në kuadër të dialogut në nivel të kryenegociatorëve.
Vizita vjen në kohën kur në Kosovë po zhvillohet debat rreth draftit për themelimin e asociacionit, të cilin kah fundi i tetorit ua kanë paraqitur emisarët euro-amerikanë.
Kurti pati deklaruar se ai kishte ofruar që ky draft, sikurse dhe Marrëveshja bazë dhe Aneksi për implementim i Marrëveshjes së Ohrit, të nënshkruhen.
Shefi i diplomacisë evropiane Josep Borrell kishte thënë se “kushtëzimet e palëve, që ishin të papranueshme për palën tjetër, ishin pengesë për pajtim”, por në një deklaratë të përbashkët pas samitit të BE-së, liderët e tri shteteve më të mëdha bënë ftesë që Kosova të nisë themelimin e asociacionit, ndërsa Serbia të njohë de facto Kosovën./Botapress.info/