Ditëve të fundit ka pasur një ngritje të drastike të çmimit të vezëve në Kosovë, pas vendimit të AUV-it për ndalimin e importeve të produkteve të shpezëve nga disa vende europiane
Ky vendim ka bërë që vezët të shtrenjtohen tej mase brenda shumë pak ditëve, me disa qytetarë që raportojnë se një paketim prej 30 vezëve kushton rreth 6 euro e gjysmë.
Tash është krijuar një paradoks gati qesharak në këtë situatë jo të favorshme për xhepin e qytetarit: pula është më e lirë se vezët.
Nëse një pulë e ngrirë në dyqane kushton rreth 3 euro, vezët e saj shiten dyfish më shtrenjtë në treg.
Sigurisht, kjo rritje drastike pritet të ulet në momentin kur kalojnë shqetësimet për grip të shpezëve dhe fillon importi nga jashtë, por deri atëherë qytetarët duhet të përballen me vezë dyfish më të shtrenjta sesa ishin para pak javësh.



Të tjera
Ekskluzive Lajme
SHBA publikon marrëveshjen zyrtare me Iranin: Teksti i plotë me 14 pika
Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë
Aktuale
KPK ua mbyll gojën monitoruesve të konkursit për Kryeprokuror të Shtetit
Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) ka
Aktuale
Përparim Rama godet VV’në e Kurtin thotë se po përgatit padi ndaj Mihalit
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama,