Zyrtari i Nismës, Zafir Berisha, ka kritikuar ashpër Qeverinë Kurti për mosdëgjimin e kërkesave të minatorëve të “Trepçës”.
Ai ka thënë se injorimi i kërkesave të minatorëve tregon se qeveritarët nuk ia kanë idenë se çka është shteti.
Duke komentuar raportimin e përfaqësuesve të minatorëve para Komisionit Parlamentar për Ekonomi, ai ka thënë se po vërtetohet se Kosova po qeveriset nga praktikantët.
“Grevistët e Trepçës, sot në Kuvendin e Kosovës para deputetëve vetëm sa vertetuan thënjen e Fatmir Limës “ nuk qeveriset Kosova me praktikant”! Militant infantil të emruar nga regjimi në krye të menagjmentit të Trepçës, janë fytyra e vërtet e Albinit dhe sektit të tij politik. Injorimi i kërkesave legjitime të minatorëve dhe tendenca për ti shantazhu dhe përça ata, janë pasqyre me e mirë kur shteti bije në duar të një grumbulli “carrokësh” të cilët se kan as iden se çka është shteti”, ka thënë Berisha.