Ministrja e Zhvillimit Ekonomik, Artane Rizvanolli, do të duhej që sot të raportonte në Komisionin për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti, lidhur me gjendjen e krijuar në ndërmarrjen “Trepça”. Por e njëjtat ka munguar.
Ndaj mungesës së Rizvanollit në mbledhje ka folur anëtari i këtij komisioni nga radhët e AAK-së, Pal Lekaj.
“Sot është dashur të vijë patjetër të raportoj Rizvanolli, me na informu për gjendjen. Unë jam i gatshëm të takohem me minatorët, por ky është manipulim i qeverise për ta, për t’i politizuar”, ka thënë ai derisa po kritikonte Qeverinë Kurti për qasjen e tyre ndaj minatorëve.
Minatorët vazhdojnë të sëmuren nga greva, ministrja Rizvanolli i ikën raportimit për “Trepçën”
Tutje, ai i ka thënë se Kurti nëpër fushata i quante heronj minatorët kurse sot nuk iu shkon as për vizitë.“Në fushata kryeministri i thërriste heronj kurse sot nuk shkon t’i vizitojë pas 8 ditësh greve”, u shpreh Lekaj.
Ministrja është arsyetuar se ka udhëtuar jashtë vendit.
Minatorët e Trepçës ka tetë ditë që janë futur në grevë ndërkohë kërkesat e tyre vazhdojnë të mos përfillen nga Qeveria e Kosovës.
Vetëm në 24 orët e fundit mbi 30 minatorë grevistë kanë kërkuar ndihmë mjekësore. /Botapress.info/