Pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, ka deklaruar se gjatë kësaj jave do të ketë dy seanca, me ç’rast në rend dite do të jetë edhe raportimi i kryeministrit Albin Kurti, për takimin në Bruksel.
Ajo ka folur edhe për draftin e propozuar nga plani franko-gjerman për Asociacionin.
Privimi nga jeta në Vushtrri, policia kap edhe tre persona tjerë
“Ne si GP jemi të informuar për përmbajtjen e draftit të parë dhe siç e dini nuk kemi diçka të finalizuar dhe e dini se nuk ka pasur nënshkrim. Sipas informatave, pala kosovare ka pruar nënshkrimin por pala serbe ka refuzuar”, ka shtuar ajo./Botapress.info/