E trishtë | Gruaja goditet me së..patë në kokë nga ish-bashkëshorti

Një ngjarje tronditëse ka ndodhur më 24.11.2025 rreth orës 09:00 në fshatin Gadime e Ulët, ku një grua dyshohet se është sulmuar brutalisht me sëpatë në kokë nga ish-bashkëshorti i saj, pavarësisht se ndaj tij kishte urdhër mbrojtës aktiv, mëson ekskluzivisht Sinjali.

Sipas informatave fillestare, rasti është raportuar në polici nga vëllai i viktimës, i cili ka njoftuar se motra e tij me inicialet S.A. është goditur rëndë në shtëpinë e saj nga ish-bashkëshorti K.E. nga Suhareka.

Pas aktit të dhunës, i dyshuari është larguar nga vendi i ngjarjes me një veturë Renault të kuqe, në drejtim të panjohur, ndërsa autoritetet janë vënë në kërkim të tij.

Gjendja shëndetësore e viktimës rezulton të jetë stabile, ndërsa njësitë policore dhe ato emergjente kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po ndërmarrin veprimet e nevojshme hetimore.

Rasti po trajtohet si dhunë e rëndë në familje dhe përpjekje serioze për lëndim të rëndë trupor, ndërsa Sinjali do përpiqet të marrë detaje shtesë gjatë ditës.

Të tjera

Aktuale

ShBA paralajmëron: Objektiva në Shqipëri mund të bëhen cak i grupeve pro-iraniane

Ambasada amerikane në Tiranë ka paralajmëruar

Aktuale

Haxhiu: Bindjen e kam që nuk do të kemi president, do kemi zgjedhje

Analisti Baton Haxhiu tha në Pressing

Aktuale

Abdixhiku nis reformën në LDK, emëron tre zyrtarë në pozita të larta

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës,