Kreu i partisë Nisma Socialdemokrate, Fatmir Limaj po pretendon se kryeministri Albin Kurti është zhytur në gënjeshtër e mashtrim.
Limaj thekson se me qasjen e tij të fundit pas takimeve në Bruksel, kryeministri po bën rima e lojëra fjalësh.
“Kurti është zhytur në gënjeshtër e mashtrim, si ka mbetë gjë tjetër përveç me u marrë me rima e lojra fjalësh”, thotë Limaj.
Sipas tij, Kurti po mundohet ta mbulojë të vërtetën e hidhur që sipas tij është pranimi i ‘Zajednicës’.
“Këtë po e bën që ta mbulojë të vërtetën e hidhur, Zajednicën, pa njohje as në qendër e as në periferi”, thotë tutje Limaj./Botapress.info/