Prokuroria e Gjykatës Speciale me seli në Hagë sot ka kryer bastisje edhe në shtëpinë e Bashkim Smakajt. Afër shtëpisë së ish drejtorit të AKI’së, Bashkim Smakaj, po qëndrojnë ekipet e EULEX’it dhe të Policisë së Kosovës.
Ekipi po qëndron afër shtëpisë së Smakajt dhe sjell pamje prej atje.
Bashkim Smakaj ka qenë drejtori i parë i AKI’së, pozitë të cilën e mbajti për një mandat të plotë, mirëpo pas riemërimit, ai dha dorëheqje.
Detaje nga aksioni i Speciales: Bastiset shtëpia e ish shefit të AKI-së, Bashkim Smakaj
Ndërsa, Blerim Shala është figurë e njohur në Kosovë, për shumë vite ka qenë gazetar, politikan ( deputet në Kuvendin e Kosovës) dhe së voni edhe këshilltar i ish presidentit Hashim Thaçi. Në fund të viteve 90’të ka qenë edhe pjesë e delegacionit të Kosovës në Rambouillet të Francës.
Express ka dërguar pyetje në adresë të Prokurorisë së Gjykatës Speciale, por deri tani nuk kanë kthyer përgjigje.