Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sot rreth orës 09:30 në fshatin Dollc të Klinës, ku dy automjete janë përplasur ballë për ballë. Pamjet e dërguara nga lexuesit e IndeksOnline tregojnë dëme të mëdha materiale në të dy veturat e përfshira në aksident.
Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi, ka konfirmuar se nga përplasja janë lënduar katër persona.
“Policia është njoftuar rreth orës 09:30. Janë dy vetura të përfshira, katër të lënduar”, tha Gashi.
Ai shtoi se njësitet kompetente të policisë ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për të sqaruar rrethanat se si ka ardhur deri te aksidenti.
Në terren janë edhe zjarrfikësit, të cilët po asistojnë në menaxhimin e situatës dhe ofrimin e ndihmës së nevojshme.
Gjendja shëndetësore e të lënduarve pritet të konfirmohet nga institucionet mjekësore.




Të tjera
Lajme
Rasti i rëndë në Deçan ku vdiq një punëtor, Policia: Po hetojmë rastin
Një rast i rëndë ka ndodhur
Lajme
Tahiri: Kalkulime elektorale, bllokada, refuzime, vonesa – era e zgjedhjeve po ndjehet qartë
Shefi i grupit parlamentar të AAK-së,
Lajme
S’ka raportime nga shtetet e Gjirit për sulme gjatë natës, për herë të parë që prej fillimit të luftës
Është mëngjes në Gjirin Persik, ku