Ismail Dibrani, është zgjedhur Drejtor i Përgjithshëm i Shërbimit Korrektues të Kosovës. Vendimi është marrë në mbledhjen e 169-të të Qeverisë së Republikës së Kosovës.
Në krye të këtij institucioni për katër vjet do të jetë Ismail Dibrani.Ismail Dibrani që nga prilli i këtij viti ka qenë ushtrues i detyrës së drejtorit të ShKK-së.
Para ushtrimit të kësaj detyre, Dibrani kishte mbajtur pozitën e drejtorit në Burgun e Dubravës./Botapress.info/