Kuvendi i Kosovës ka zhvilluar gjithsej 63 seanca gjatë periudhës së fundit, duke akumuluar rreth 750 minuta punë parlamentare.
Megjithatë, pavarësisht numrit të madh të takimeve, legjislatura e dalë nga zgjedhjet e 9 shkurtit nuk ka arritur të formojë Qeverinë e re dhe as të miratojë buxhetin e shtetit. Vetëm konstituimi i Kuvendit ka kërkuar 60 seanca të veçanta.
Seancat – përfshirë ato konstituive – janë mbajtur kryesisht gjatë muajve prill, maj, qershor dhe korrik të vitit 2025. Sipas grafikës së Radio Evropës së Lirë, shumica e tyre kanë qenë me kohëzgjatje të shkurtër, ndërsa në disa raste janë regjistruar seanca më të gjata. Shembull i kësaj është seanca e datës 26 gusht, e cila shënon numrin më të lartë të minutave të zhvilluara gjatë një dite pune parlamentare.
Përveç seancave të rregullta dhe atyre konstituive, janë mbajtur edhe dy seanca të ndër lidhura me emërimin e “Mandatarit të parë” dhe “Mandatarit të dytë”, të organizuara në fund të muajve tetor dhe nëntor. Këtu përfshihen edhe seanca të jashtëzakonshme për buxhetin, të cilat gjithashtu kanë zgjatur mbi 60 minuta.



Të tjera
Lajme Opinione
Anton Quni: Rafet, ti je heroi im!
Heroi im! Rafetin 8 vjeçë,
Aktuale
Kuvendi i Kosovës me 63 seanca dhe 750 minuta punë, pa Qeveri dhe pa buxhet
Kuvendi i Kosovës ka zhvilluar
Aktuale
Fushata VV-së “të gjithë me Listën Serbe”, Haradinaj: Mjerë ata, jemi më shumë se propaganda e tyre
Vetëvendosja këtë fushatë zgjedhore e