Ish-trajneri i KF Tiranës, Emmanuel Egbo e ka marrë drejtimin e Prishtinës. Nigeriani, i cili ishte shpallur kampion i Shqipërisë me Tiranën më 2020, do ta zëvendësojë[ në pozitën e trajnerit Debatik Currin, të shkarkuar sot nga detyra.
Egbo është 50-vjeçar nga Nigeria me shtetësi shqiptare.
Në një deklarim për uebsajtin e FC Prishtinës, ai tha se nuk ishte e vështirë që ta pranonte ofertën e 11 herë kampionëve të Kosovës.
“E njoh Prishtinën, është klubi më i madh në Kosovë, nuk diskutohet me trofetë që ka fituar dhe me shumë ngjarjet që ka bërë me futbollin e Kosovës”, ka thënë Egbo. “Nuk ishte shumë e vështirë të pranoja ofertën. Pas shpjegimit të planeve dhe objektivave që ka klubi dhe duke qenë tip që i dua sfidat, duke qenë se kam punuar edhe te Tirana, si kulmi i futbollit në Shqipëri, e di që çfarë presioni kanë klubet si Prishtina dhe nuk e pata të vështirë të pranoja punën. Do të jetë ide e mirë të bashkëpunoj me klubin”.
Egbo ishte portier i shumë skuadrave, ndër to edhe Bylis e Tirana, kurse më vonë edhe si trajner i portierëve dhe kryetrajner i të dy këtyre skuadrave./Botapress.info/