Një aksident i rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në rrugën ‘Agim Ramadani’ në Prishtinë, ku një veturë ka goditur një këmbësore.
Gazeta ka publikuar pamje, ku shihet se viktima ka mbetur e shtrirë në tokë, teksa qytetarët janë afruar t’i ofrojnë ndihmë.
Po ashtu, shihet edhe vetura e cila dyshohet të jetë e përfshirë në aksident./Botapress.info/