Anëtari i Parlamentit Evropian, Thijs Reuten, ka thënë se Komisioni Evropian duhet t’iu propozojë shteteve anëtare të BE-së që menjëherë t’ia heqin masat Kosovës.
Ai në një reagim në profilin e tij në “X”, ka thënë se gjithashtu duhet të nis edhe procesimi i aplikimit të Kosovës për anëtarësim në Bashkim Evropian.
“Komisioni Evropian duhet t’u propozojë shteteve anëtare heqjen e menjëhershme të masave kundër Kosovës dhe gjithashtu të fillojë përpunimin e kërkesës për anëtarësim në BE”, ka shkruar ai.
Lidhur me masat dje në Tiranë ka folur edhe kryeministri në detyrë, Albin Kurti. Në prani të Komisioneres Marta Kos dhe Drejtorit për Zgjerim, Gert Jan Koompan, Kurti ka thënë se është hera e fundit që do të adresojë çështjen e masave dhe se ato duhet të hiqen menjëherë.
Për aplikimin e Kosovës për anëtarësim, Kurti dhe Osmai në vazhdimësi kanë kërkuar që të bëhet progres, megjithatë edhe pse kanë kaluar tre vite, ende s’është parë asnjë hap nga BE-ja./Express/



Të tjera
Aktuale
Zyrtari i OKB-së takon Kurtin e Konjufcën, riafirmon mbështetjen për dialogun Kosovë-Serbi
Nënsekretari i Përgjithshëm i OKB-së për
Lajme
Shi i rrëmbyeshëm në Klinë, reshje edhe në pjesë tjera të vendit
Pas disa ditësh me temperatura të
Aktuale
Hoti kërkon reagim qytetarë ndaj qeverisë për gazin amerikan
Deputeti i zgjedhur nga lista e