Ish-deputeti i LDK-së, Arben Gashi, përmes një shkrimi të gjatë në profilin e tij ka përshkruar gjendjen në veri të vendit dhe gjithë atë që ka ndodhur në atë pjesë të Republikës së Kosovës përgjatë gjithë qeverive që ka pasur Kosova.
Gashi ka përmendur pikat kufitare të kohës së Thaçit, marrëveshjet e arritura nga Thaçi e Isa Mustafa për Asociacionin, veprimet e Ramush Haradinajt dhe arrestimin e Marko Gjuriqit, dhe në fund ka përmendur edhe atë se çfarë ka bërë qeveria e Albin Kurtit.
Sipas Gashit, përgjatë qeverisjes së Kurtit, autoriteti i Kosovës në Veri është zgjeruar ndjeshëm, megjithatë ai shton se Kurti ka arritur marrëveshje me Vuçiqin për “vetëmenaxhimin e komunave me shumicë serbe dhe ka pranuar planin e sekuencimit.
“Dhe pastaj erdhi qeveria Kurti.Po, autoriteti i institucioneve të Kosovës në veri u zgjerua ndjeshëm.Pas rënies heroike të policit Afrim Bunjaku, u çmontuan strukturat kriminale të lidhura me Serbinë dhe Listën Serbe.
Sot nuk ka më demonstrime të strukturave paralele, kriminale apo shtetërore të Serbisë në veri.Ka më shumë shtet të Kosovës se kurrë më parë.
Por, paralelisht:– u nënshkrua Marrëveshja e Parimeve Kurti–Vuçiç, që në nenin 7 parasheh “vetëmenaxhim për komunat me shumicë serbe sipas praktikave evropiane”;
– dhe u pranua marrëveshja e sekuencimit në Ohër.
Të dyja rrisin peshën juridike të konceptit të “vetëmenaxhimit”, më shumë se marrëveshjet Thaçi–Daçiç dhe Mustafa–Vuçiç”, ka shkruar Gashi.



Të tjera
Aktuale
Kthimi në LDK i Osmanit, Abdixhiku: Vjosa e ka vendin e vet të padiskutueshëm l
Rikthimi i mundshëm i presidentes
Aktuale
“E keni për borxh të tregoni pse nuk e keni kandidu Osmanin
Gazetari Leonard Kërquki e pyeti shefen
Lajme
AKU bllokon 738 kg mish pule dhe djathë të rrezikshme për konsum
Inspektorët e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit