Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin e koduar “Transporter”, i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Krujë në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve të DVP Tiranë, me qëllim goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve. Operacioni u realizua pas informacioneve të siguruara në rrugë operative.
Si rezultat i këtij operacioni, u arrestua shtetasi kosovar L. Ç., 43 vjeç, banues në Kosovë, i cili u kap duke transportuar me automjet sasinë prej 23 kilogramë e 65 gramësh lëndë të dyshuar narkotike Cannabis Sativa, që dyshohet se do të trafikohej drejt Kosovës.
Ndërhyrja e Policisë u bë në vendin e quajtur “Ura e Stafukës”, në fshatin Larushk, ku u ndalua automjeti tip “Skoda” që drejtohej nga 43-vjeçari. Gjatë kontrollit të mjetit u gjetën disa pako me lëndën narkotike, të cilat bashkë me automjetin u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Policia po vijon hetimet për të dokumentuar plotësisht veprimtarinë dhe për të identifikuar persona të tjerë që mund të jenë të përfshirë në këtë rrjet trafiku.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.



Të tjera
Aktuale
Zyrtari i OKB-së takon Kurtin e Konjufcën, riafirmon mbështetjen për dialogun Kosovë-Serbi
Nënsekretari i Përgjithshëm i OKB-së për
Lajme
Shi i rrëmbyeshëm në Klinë, reshje edhe në pjesë tjera të vendit
Pas disa ditësh me temperatura të
Aktuale
Hoti kërkon reagim qytetarë ndaj qeverisë për gazin amerikan
Deputeti i zgjedhur nga lista e