Shtetasi i Kosovës, Selim Voca, rreth 86-vjeçar nga Mitrovica – i raportuar si person i zhdukur dy ditë më parë – ka humbur jetën në një aksident me tren në qytetin Aleksinac të Serbisë, ka njoftuar të premten Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës.
Sipas MPJD-së, Voca ishte raportuar i zhdukur nga bashkëshortja e tij në stacionin policor në Mitrovicën e Jugut. Aktualisht, trupi i të ndjerit ndodhet në Spitalin e Nishit.
Për rastin pati raportuar Gazeta Sinjali, ku sipas informacioneve të atëhershme 86-vjeçari kishte dalë nga shtëpia rreth orës 07:00, pa telefon dhe pa lënë ndonjë njoftim.
“MPJD bën të ditur se, në koordinim me institucionet relevante të Republikës së Kosovës, është angazhuar për të mundësuar kthimin sa më të shpejtë të trupit të të ndjerit në Kosovë”, thuhet në njoftim.
Zyra Ndërlidhëse e Kosovës në Serbi është në komunikim të vazhdueshëm me familjarët dhe me autoritetet përkatëse, me qëllim të ofrimit të asistencës së nevojshme dhe lehtësimit të të gjitha procedurave të kërkuara.
“Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës siguron se institucionet e Republikës së Kosovës do të ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme për trajtimin e rastit me seriozitetin dhe urgjencën e duhur”, vijon njoftimi.



Të tjera
Aktuale
30 persona do të intervistohen për manipulime me vota në Deçan e Junik
Gazeta Sinjali ka mësuar se 30
Lajme
Koalicioni me LDK-në në Mitrovicë, Peci ‘godet’: Me 3% nuk punon as iPhone
Pas prishjes së koalicionit në Komunën
Aktuale
Alarmante: Mbi 3 mijë persona humbën jetën në aksidente nga vitit 2000
Drejtori i përgjithshëm i Policisë së