Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur mbrëmë në fshatin Zabel i Ulët të Drenasit, ku një grua ka humbur jetën, ndërsa katër persona të tjerë kanë pësuar lëndime trupore.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 20.11.2025, rreth orës 22:40, kur drejtuesi i një veture, dyshohet se për shkak të mospërshtatjes së shpejtësisë me kushtet e rrugës, ka humbur kontrollin mbi automjetin, duke dalë jashtë rruge dhe përfunduar në një kanal.
Si pasojë e aksidentit, drejtuesi dhe katër pasagjerë të tjerë – tre femra dhe një mashkull – kanë marrë lëndime trupore dhe janë dërguar në QKUK për trajtim mjekësor. Fatkeqësisht, njëra nga pasagjeret nuk ka arritur t’u mbijetojë lëndimeve dhe ka ndërruar jetë.
Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërsa rasti po hetohet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.



Të tjera
Aktuale
30 persona do të intervistohen për manipulime me vota në Deçan e Junik
Gazeta Sinjali ka mësuar se 30
Lajme
Koalicioni me LDK-në në Mitrovicë, Peci ‘godet’: Me 3% nuk punon as iPhone
Pas prishjes së koalicionit në Komunën
Aktuale
Alarmante: Mbi 3 mijë persona humbën jetën në aksidente nga vitit 2000
Drejtori i përgjithshëm i Policisë së