Njësiti për Reagim të Shpejtë në Prishtinë, njofton se ka ndaluar automjetin Audi A4 i cili po drejtohej nga personi A.B., m/k (viti i lindjes 1997), ku gjatë kontrollit në bagazh i është gjetur një sasi e konsiderueshme e monedhave metalike nga 2 €uro, për të cilat ekziston dyshimi i bazuar se janë të falsifikuara.
Nga njësiti për krime ekonomike, me urdhër të gjykatës është bërë kontrolli i shtëpisë së personit të dyshuar ku janë gjetur dhe sekuestruar:
“490 x 2 copë monedha metalike nga 2 €uro, gjithsejtë në vlerë 980 €uro; Automjeti Audi A4 i përdorur në rast dhe 2 (dy) telefona celular”, njofton policia.
I dyshuari është intervistuar në prezencën e avokatit mbrojtës, ndërsa me aktvendim të Prokurorit të krimeve të rënda nga PTH-Prishtinë i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë.
![](https://www.gazetaexpress.com/wp-content/uploads/2023/10/IMG_3079-450x600.jpeg)
![](https://www.gazetaexpress.com/wp-content/uploads/2023/10/IMG_3081-535x600.jpeg)
![](https://www.gazetaexpress.com/wp-content/uploads/2023/10/IMG_3083-450x600.jpeg)