Bodrumi dhe kuzhina në Klinikën e Pediatrisë në QKUK do t’i nënshtrohen renovimit.
Në shpalljen e tenderit në korrik, QKUK-ja njoftoi që vlera e tenderit parashihet të arrijë deri në 550 mijë euro, shkruan IndeksOnline.
Kompania e kontraktuar për kryerjen e punimeve, EGO Elsa, nënshkroi kontratën më 11 nëntor.
Ajo ofroi çmimin më të ulët në tender, në vlerë prej 473 mijë e 651 eurosh.
Procedura e tenderimit ishte e hapur, teksa financimi do të bëhet nëpërmjet buxhetit të konsoliduar të Republikës së Kosovës.
Kohëzgjatja e punimeve parashihet të jetë 12 muaj, teksa nuk ka gjasa që kontrata të nënkontraktohet.




Të tjera
Lajme
Forcat amerikane pengojnë mbi 70 cisterna nafte të hyjnë dhe të dalin nga portet iraniane
Bllokada e SHBA-së po pengon më
Aktuale
Pse u shty shpallja e aktgjykimit për katërshen e UÇK-së në Speciale?
Teksa disa në Kosovë shprehën pakënaqësi
Aktuale
Mirena akuza Spahiut se po i sulmon njerëzit që po largohen prej Kurtit
Iliri Mirena, i ftuar në Pressing