Vransirat shtohen sërish mbi vend ditën e premtë. Më vonë fillojnë të reshurat e shiut, duke u shoqëruara me bubullima në pjesë të vendit. Temperaturat minimale zbresin në 8C e 10C, e ato maksimale shkojnë deri në 14C e 15C. Frynë erë jugore e juglindore mesatare 5-12m/s.
Reshjet e shiut vazhdojnë lokalisht me kalimin në ditën e shtunë. Rrebeshe më të dendura shiu parashihet të përfshinë vendin pasdite. Më vonë gjatë mbrëmjes, ulet intenziteti i reshjeve, e vazhdojnë si riga lokale shiu paraditen e së dieles. Gjatë ditës më pas do të ketë edhe intervale me diell. Temperaturat pësojnë rënie deri në 6C, ato maksimale e minimalet në 0C. Viseve malore mbi 1200m parashihen mundësi për reshje dëbore. Nga dita e hënë vransira kalojnë mbi vend, me mundësi për reshje shiu, që mund të depërtojnë nga pjesë të Shqipërisë. Temperaturat shënojnë rritje deri në 11C. Minimalet të hënën në mëngjes zbresin deri në -1C. Era frynë kryesisht e lehtë dhe mesatare nga jugu e jugperëndimi 4-10m/s.



Të tjera
Lajme
Ky është parashikimi i motit për ditën e Bajramit
Sot parashikohet të mbajë mot me
Aktuale
Falet namazi i Kurban Bajramit në Kosovë
Besimtarët myslimanë po festojnë ditën e
Aktuale
Kongresisti amerikan takon Abdixhikun dhe Osmanin në fillim të vizitës
Kandidati për kryeministër nga Lidhja Demokratike