Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës e Kosovës, ka njoftuar se ka dorëzuar kallëzim penal ndaj ministrit në detyrë Hekuran Murati.
Në njoftimin e SBASHK, theksohet se kallëzimi penal është për shkak të dyshimeve të keqpërdorimit të detyrës zyrtare ‘’ duke mos shpallur që nga fundi i vitit 2022 ftesën për formimin e këtij Këshilli për çka është i obliguar ligjërisht’’, përcjell Gazeta Express.
Njoftimi:
SBASHK dorëzoi kallëzim penal ndaj Ministrit në detyrë Hekuran Murati
SBASHK ka dorëzuar kallëzim penal në Prokurorinë Themelore në Prishtinë te Departamenti i përgjithshëm, ndaj ministrit në detyrë Hekuran Murati, për shkak të dyshimit të bazuar të keqpërdorimit të detyrës zyrtare, duke mos vepruar sipas Ligjit për Këshillin Ekonomik Social, duke mos shpallur që nga fundi i vitit 2022 ftesën për formimin e këtij Këshilli për çka është i obliguar ligjërisht.
Me këtë mosveprim, Murati ka shkaktuar dëme të palës së tretë, pra sindikatave dhe anëtarëve të sindikatave në tërë Kosovën duke pamundësuar diskutimin për Ligjet dhe rregulloret që prekin gjithë të punësuarit në Kosovë e me theks të veçantë duke e lënë Kosovën pa Marrëveshjen Kolektive si e drejtë që buron nga Ligji i punës dhe kështu Kosova mbetet si i vetmi shtet në rajon që nuk ka këtë Marrëveshje të nënshkruar.




Të tjera
Lajme
Ky është parashikimi i motit për ditën e Bajramit
Sot parashikohet të mbajë mot me
Aktuale
Falet namazi i Kurban Bajramit në Kosovë
Besimtarët myslimanë po festojnë ditën e
Aktuale
Kongresisti amerikan takon Abdixhikun dhe Osmanin në fillim të vizitës
Kandidati për kryeministër nga Lidhja Demokratike