Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Lumir Abdixhiku, do të marrë pjesë në takimin e thirrur nga presidentja Vjosa Osmani.
Në këtë takim do të diskutohet data e zgjedhjeve të jashtëzakonshme. Kjo u konfirmua nga zëdhënësi i LDK-së Besian Mustafa.
“Po na ka ftuar presidentja në takim për caktimin e datës së zgjedhjeve, takimi nis nga ora 10:30”, tha Mustafa.
Po ashtu pjesë e takimit do të jetë edhe kreu i Nismës, Fatmir Limaj.
“Kemi marre ftese dhe do te jemi prezent”, tha Xhevahire Izamku dje pwr media.
Ndërkaq, burime brenda PDK-së i kanë thënë Klanit se edhe kjo parti do të marrë pjesë në takimin konsultativ.
Të mërkurën, votimi për formimin e qeverisë së re dështoi. Me 56 vota pro, 53 kundër dhe 4 abstenime, Glauk Konjufca nuk arriti të marrë mandatin e kryeministrit.
Gjatë ditës, partitë politike i kërkuan Presidentes Osmani që të caktojë sa më shpejt datën e zgjedhjeve.



Të tjera
Lajme
Ky është parashikimi i motit për ditën e Bajramit
Sot parashikohet të mbajë mot me
Aktuale
Falet namazi i Kurban Bajramit në Kosovë
Besimtarët myslimanë po festojnë ditën e
Aktuale
Kongresisti amerikan takon Abdixhikun dhe Osmanin në fillim të vizitës
Kandidati për kryeministër nga Lidhja Demokratike