Lidhja Demokratike e Kosovës i ka dënuar ashpër sulmet e sotme të Hamasit ndaj shtetit të Izraelit.
Përmes një njoftimit për media, kjo parti ka vlerësuar se kryetari Abdixhiku qëndron përkrah popullit të Izraelit.
Sipas LDK-së, sulmet terroriste janë të papranueshme.
“Lidhja Demokratike e Kosovës dënon ashpër sulmin terrorist dhe qëndron përkrah popullit izraelit. Sulme të tilla terroriste janë të papranueshme dhe i dënojmë fuqishëm. Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku qëndron e solidarizohet me presidentin Isaac Herzog dhe popullin izraelit në këto momente shumë të vështira e të rënda për ta. Kryetari Abdixhiku po ashtu u shpreh ngushëllime të gjithë atyre që humbën më të dashurit e tyre”, është thënë në njoftimin e LDK-së.