Hekuran Murati, ministër në detyrë i Financave, ka ftuar deputetët e partive opozitare të cilat kanë bojkotuar seancën që për pikat e rendit të ditës së kësaj seancës, pra buxhetin për RTK-në, si dhe për pikat tjera të miratohen
“Nëse kjo nuk ndodh sot, problemi do të stërkeqësohet edhe më shumë. Edhe nëse hyjmë në vitin e ardhshëm pa buxhet, ndonëse për pjesën tjetër të administratës publike vlen Ligji për Financat Publike, që mundëson ndarjen e 1/12 për dy muajt e parë – për janarin dhe shkurtin – tek RTK as kjo nuk mund të zbatohet, sepse nuk do të ketë komision funksional. Në mungesë të Komisionit dhe në mungesë të miratimit të buxhetit të RTK-së, rrezikohet që RTK të mbetet pa financim deri në fillim të marsit. Kjo do të ishte katastrofale për institucionin e RTK-së”, deklaroi Murati.
“Kurse sa i përket buxhetit për tri komunat, janë me miliona euro fatura dhe detyrime të grumbulluara nga këto komuna, që kanë lënë operatorë ekonomikë dhe ndërmarrje publike pa pagesa. Nëse nuk miratohet buxheti për këtë vit dhe nuk lejohet që këto mjete të shpenzohen, atëherë obligimet do të barten në vitin e ardhshëm fiskal dhe do të përfundojnë në përmbarim”, shtoi Murati.



Të tjera
Uncategorized
Τα Καλύτερα Παιχνίδια Καζίνο στο Gxbet που Πρέπει να Παίξετε Σήμερα
Στο άρθρο αυτό θα ανακαλύψετε τα
Uncategorized
Waarom live casinospellen bij Igo Bet een authentieke ervaring bieden
In dit artikel bespreken we waarom
Aktuale
Grekët i bëjnë jehonë rezolutës, kongresmenët kërkojnë edhe mbështetjen e Athinës për Kosovën në NATO
Tre kongresmenë amerikanë kanë iniciuar një