Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është takuar me kryeministrin kroat Andrej Plenkoviq.
Osmani e Plenkoviq kanë diskutuar për shvillimet e fundit të sigurisë, ndërsa e ka njoftuar mbi aktin e agresionit të Serbisë në veri.
“Ne e vlerësojmë mbështetjen e qëndrueshme të Republikës së Kroacisë për vendin tonë dhe për paqen dhe prosperitetin në të gjithë rajonin”, shkruan Osmani në Twitter.
Më herët në mëngjes, Osmani e ka takuar edhe kryeministrin e Holandës, Mark Rutte, me të cilin folën për situatën e sigurisë në Kosovë gjatë Samitit të Komunitetit Politik Evropian që po mbahet në Granada të Spanjës.
Kujtojmë se e para e shtetit përveç Ruttes, gjatë ditës së djeshme i ka kërkuar edhe presidentit të Francës, Emmanuel Macron, kryeministrit britanik, Rishi Sunak, e liderëve të tjerë evropianë që Serbia të mbahet përgjegjëse për agresionin ndaj Kosovës.
Osmani ka refuzuar që të takohet me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, përpara se të vendosen sanksione ndaj shtetit serb.