Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është pritur mbrëmë nga Mbreti i Spanjës, Felipe i VI’të dhe Mbretërsha Letizia.
Gazeta Express ka siguruar pamje nga ky moment, ku shihet Osmani duke biseduar me monarkët e Spanjës. Osmani është shoqëruar në këtë pritje nga Zotëriu i Parë, Prindon Sadriu.
Ndryshe, Osmani po qëndron në Granada të Spanjës, ku ka përfaqësuar Kosovën në samitin e tretë të Komunitetit Politik Evropian (EPC).