Një djalë i ri ka humbur jetën pasi “Fiat Stilo” i tij ka dalë nga rruga në Veles.
“Dje në ora 09:50 në Stacionin Policor të Koçanit është raportuar se në autostradën ekspres Koçan-Tri Çesmi, në kryqëzimin për fshatin Spançevë, automjeti “Fiat Stilo” me targa të Gjevgjelisë, i drejtuar nga G.K.(21. ) nga Velesi, ka dalë nga rruga.
Nga lëndimet e marra ka ndërruar jetë drejtuesi i mjetit në vendngjarje, ndërsa mjeku i Urgjencës ka konstatuar vdekjen e tij.
Me urdhër të Prokurorit Publik, trupi i pajetë i të ndjerit është dorëzuar për autopsi”, njoftojnë nga MPB.
Inspektim në vendin e ngjarjes ka kryer ekipi inspektues nga DPB Koçan.



Të tjera
Lajme
Disa prodhime të ujit mineral Kllokoti rezulton me përmbajtje të lartë të Borit
Disa lote prodhimi të ujit mineral
Lajme
3 milionë euro për mërgatën, Gërvalla: Masë e shprehjes së respektit
Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Donika
Aktuale
Lutfi Haziri “kthehet në temë”: Abdixhiku i pari për postin e Presidentit, pastaj më konsensuali në parti jam unë
Lidhja Demokratike e Kosovës mund të