Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHTI) ka dalë me një njoftim lidhur me zhvillimin e mësimit në nivel vendi pas reshjeve të dendura dhe vërshimeve në disa zona.
MASHTI ka bërë të ditur se, përveç shkollave në Prishtinë, në komunat e tjera mësimi është zhvilluar normalisht. Po ashtu, është theksuar se orët e humbura do të zëvendësohen.
“Nga informatat e mbledhura nga sektorët rajonalë të Inspektoratit të Arsimit, rezulton se në të gjitha shkollat në Kosovë, mësimi është zhvilluar normalisht, edhe në shkollat që punojnë me dy ndërrime, me përjashtim të shkollave në komunën e Prishtinës. Drejtoria Komunale e Arsimit në Prishtinë, ndërkaq, ka njoftuar për pezullimin e procesit mësimor për ditën e sotme në të gjitha shkollat, për shkak të kushteve të përkeqësuara atmosferike dhe vështirësive në komunikacion. Inspektorati i Arsimit, bazuar në kompetencat e tij ligjore, do të monitorojë dhe do të sigurohet që të gjitha orët e humbura të procesit mësimor të ditës së sotme të zëvendësohen.”, thuhet në njoftimin e MASHTI-t në Facebook.



Të tjera
Lajme
Rasti i rëndë në Deçan ku vdiq një punëtor, Policia: Po hetojmë rastin
Një rast i rëndë ka ndodhur
Lajme
Tahiri: Kalkulime elektorale, bllokada, refuzime, vonesa – era e zgjedhjeve po ndjehet qartë
Shefi i grupit parlamentar të AAK-së,
Lajme
S’ka raportime nga shtetet e Gjirit për sulme gjatë natës, për herë të parë që prej fillimit të luftës
Është mëngjes në Gjirin Persik, ku