Pasi që Gjykata Supreme shpalli të paligjshëm vendimin e ZRRE-së për tregun e hapur energjetik dhe shfuqizoi disa nene të këtij vendimi, Kushtrim Ajvazi nga Klubi i Prodhuesve tha për RTV21 tha se ZRRE nuk ka të drejtë ta ankimojë këtë vendim dhe se pret që ZRRE t’i kthejë të gjitha bizneset në tregun e rregulluar.
Ajvazi tha se dëmet që u janë shkaktuar bizneseve për 5 muaj janë multimilionëshe.
“Po dëmet janë shumë të mëdha sepse sipas të dhënave tona, bizneset kanë konsumuar 1 mijë megavat orë në ditë dhe për 5 muaj i bie 150mijë megavat, pra nëse llogarisim këto del një kosto shumë e lartë multi milionëshe…”, tha ai.
Bizneset gjatë këtyre 5 muajve kanë blerë rrymë nëpër bursa të ndryshme ndërkombëtare. Dhe çmimi për një megavat së bashku me transportin mesatarisht ka kushtuar rreth 200 euro, ndërsa në disa raste çmimi për megavat ka shkuar mbi 500 euro.



Të tjera
Lajme
Ky është parashikimi i motit për ditën e Bajramit
Sot parashikohet të mbajë mot me
Aktuale
Falet namazi i Kurban Bajramit në Kosovë
Besimtarët myslimanë po festojnë ditën e
Aktuale
Kongresisti amerikan takon Abdixhikun dhe Osmanin në fillim të vizitës
Kandidati për kryeministër nga Lidhja Demokratike