Gjatë ditës së djeshme, ministri i Punëve të Brendshme në Qeverinë e Republikës së Kosovës, Xhelal Sveçla, ka publikuar pamje nga bastisja e vilës së kriminelit serb, Milan Radoiçiq, në Liqenin e Ujmanit,
Radoiçiq, i cili deklaroi se është në krye të sulmit terrorist ndaj Policisë së Kosovës, më 24 shtator në Banjskë të Zveçanit, si rrjedhojë e pasurisë së madhe që iu konfiskua brenda territorit të Republikës së Kosovës, nga Sveçla u quajtë “Pablo Escobar i rajonit”.
Pamjet e publikuara të vilës, e cila ka një pamje mahnitëse nga Liqeni i Ujmanit teksa brenda nuk i mungonte pothuajse asgjë, shkaktuan reagime të shumta në Kosovë.
![](https://sinjali.com/wp-content/uploads/2023/09/IMG_2711-1024x583.jpeg)
Kur u ndërtua e kush i dha leje, ishin pyetjet të cilat u dëgjuan më së shpeshti gjatë ditës së djeshme.
Për të marrë një përgjigje për to, Sinjali ka kontaktuar zëvendësministrin e Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës (MMPHI), Hysen Durmishi, por që i njëjti nuk ka qenë i qasshëm.
Megjithatë, në një kërkim të shkurtër, i gjithë ky investim i Radojçiq duket se ka ndodhur në më pak se katër vjet. Në një video të publikuar në gusht të vitit 2019, shihet se atëkohë vetëm sa ishte vendosur themeli i kësaj vile.
![](https://sinjali.com/wp-content/uploads/2023/09/382964115_1074404573549224_232656125387449780_n.png)
![](https://sinjali.com/wp-content/uploads/2023/09/sc2-1.png)