Bedri Hamza është zgjedhur sot Kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës, pas dorëheqjes së Memli Krasniqit nga kjo pozitë.
Pas Konventës, në të cilën u zgjodh pa asnjë votë kundër, Hamza mbajti një konferencë për media ku u pyet nëse ka vija të kuqe për bashkëpunim me Lëvizjen Vetëvendosje të Albin Kurtit.
Hamza tha se asnjëherë nuk ka vendosur vija të kuqe, duke mos e përjashtuar kështu mundësinë e bashkëpunimit.
“Asnjëherë nuk kam vendosur vija të kuqe dhe siç e pamë në balotazh, edhe ata që patën vija të kuqe, të gjithëve iu ranë. Krejt me krejt u bënë bashkë. Mendoj se ne duhet të jemi të përgjegjshëm para interesit të vendit dhe gjithmonë t’i bëjmë veprimet e duhura në interes të vendit”, deklaroi Hamza.
Hamza e ka cilësuar si nder të jashtëzakonshëm dhe përgjegjësi të madhe, zgjedhjen në krye të kësaj partie, teksa ka thënë se do t’i shërbejë vendit me përkushtim dhe vendosmëri.
“Bashkë për qytetarët dhe Kosovën. Bashkë për PDK-në dhe fitoret që po vijnë!”, ka thënë Hamza në Facebook.
Ndryshe, Hamza ka shërbyer dy herë si ministër i Financave i Kosovës dhe në katër vjetët e fundit e udhëhoqi komunën e Mitrovicës së Jugut.
Në zgjedhjet e fundit parlamentare të 9 shkurtit, ai ishte kandidati i PDK-së për kryeministër.



Të tjera
Lajme
Tahiri: Kalkulime elektorale, bllokada, refuzime, vonesa – era e zgjedhjeve po ndjehet qartë
Shefi i grupit parlamentar të AAK-së,
Lajme
S’ka raportime nga shtetet e Gjirit për sulme gjatë natës, për herë të parë që prej fillimit të luftës
Është mëngjes në Gjirin Persik, ku
Lajme
Gjendja e armëpushimit dhe e transportit detar në Ngushticën e Hormuzit, CNN sjell të rejat e fundit
Ka më shumë konfuzion rreth armëpushimit