Ish-komandanti suprem i Forcave Aleate për Evropën, Wesley Clark, pritet të nis sot dëshminë në gjykatën e Hagës në gjykimin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.
Në Dhomat e Specializuara të Kosovës është caktuar që Wesley Clark të fillojë dëshminë të hënën, më 17 nëntor. Ish-komandanti suprem i Forcave Aleate për Evropën ishte planifikuar të fillonte dëshminë të martën e javës që vjen, më 18 nëntor, por Specialja njoftoi se do të rezervojë një ditë shtesë, siç u kërkua.
“Pasi u informua se kjo dëshmi mund të fillojë vetëm më 18 nëntor pasdite, dhe pas shqyrtimit të kohës së nevojshme të vlerësuar nga palët, Trupi Gjykues miratoi kërkesën e Mbrojtjes për të rezervuar një ditë shtesë për seancë, më 21 nëntor, për të përmbyllur dëshminë. Trupi Gjykues deklaroi se kjo ditë shtesë ishte rezervuar për të përmbyllur në mënyrë të shpejtë dhe të efektshme paraqitjen e argumenteve nga Mbrojtja, por megjithatë i kërkoi palëve që të përpiqen ta përmbyllin dëshminë më herët nëse është e mundshme”, njoftoi Specialja.
Gjenerali Clark pritet të jetë dëshmitari i fundit, pas së cilës procesi do të kalojë në fazën përfundimtare të përmbylljeve nga palët, përpara shpalljes së vendimit nga trupi gjykues



Të tjera
Lajme
Rasti i rëndë në Deçan ku vdiq një punëtor, Policia: Po hetojmë rastin
Një rast i rëndë ka ndodhur
Lajme
Tahiri: Kalkulime elektorale, bllokada, refuzime, vonesa – era e zgjedhjeve po ndjehet qartë
Shefi i grupit parlamentar të AAK-së,
Lajme
S’ka raportime nga shtetet e Gjirit për sulme gjatë natës, për herë të parë që prej fillimit të luftës
Është mëngjes në Gjirin Persik, ku