Qeveria në detyrë shpenzoi “27.3 milionë shpenzime për 9 muaj”, reagon zëdhënësi i Qeverisë

 

Zëdhënësi i Qeverisë në detyrë, Përparim Kryeziu, thotë se 27.3 milionë shpenzime për tre muaj, nuk i takojnë vetëm qeverisë në detyrë Kurti, por janë edhe të institucioneve të tjera publike.

Ai shkruan se “bëhet fjalë për shpenzimet e të gjitha institucioneve publike, ato lokale dhe qendrore: pra komunave, agjencive, qeverisë, kuvendit, presidencës etj”.

Sipas tij “këto nuk janë shpenzime luksi, siç synohet të paraqiten, por janë shpenzime të nevojshme për operimin e institucioneve kyçe të vendit, sikurse policia dhe mbrojtja”.

“Gjithashtu, te kategoria e karburantit dhe lëndëve djegëse, përfshihen edhe lëndët djegëse për ngrohjen e shkollave”, shton ai.

 

 

Të tjera

Lajme

Ky është parashikimi i motit për ditën e Bajramit

Sot parashikohet të mbajë mot me

Aktuale

Falet namazi i Kurban Bajramit në Kosovë

Besimtarët myslimanë po festojnë ditën e

Aktuale

Kongresisti amerikan takon Abdixhikun dhe Osmanin në fillim të vizitës

Kandidati për kryeministër nga Lidhja Demokratike