Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit ka konfirmuar se ka filluar kontrollin e plotë të pasurisë së anëtares së bordit të RTK’së, Shukrije Rama. Njoftimi i APK’së erdhi pak ditë pasi gazeta online Reporteri.net publikoi hulumtimin që nxori në pah dyshime se Rama deklaroi “rrejshëm” pasurinë e saj në këtë institucion, duke fshehur pronësinë e një biznesi dhe funksionin e saj në një OJQ.
Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit në konfirmimin e tyre për nisjen e kontrollit të plotë për pasurinë e subjektit në fjalë, ka bërë të ditur është në fazën e ndërmarrjes së veprimeve të shqyrtimit administrativ të rastit dhe nuk mund të komenton rezultatin final.
Fillon gjykimi ndaj Sami Lushtakut dhe të tjerëve për krim të organizuar dhe vepra tjera penale
‘’Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit (APK) bazuar në informacionin e pranuar sipas dispozitës së nenit 18 (paragrafi 14) të Ligjit nr. 08/L-108 për Deklarimin, Prejardhjen dhe Kontrollin e Pasurisë dhe të Dhuratave ka filluar kontrollin e plotë të deklarimit të pasurisë të subjektit deklarues në fjalë, ndër të tjera me qëllim të verifikimit të vërtetësisë dhe saktësisë së të dhënave të përfshira në formularin e deklarimit, krahasimin e të dhënave me formularët e mëparshëm si dhe të dhënat e kërkuara në deklaratë të cilat nuk i ka paraqitur. Sipas po kësaj dispozite, aktualisht, APK Ky shqyrtim administrativ do të kryhet brenda afateve ligjore”, thuhet në një njoftimin e APK’së.
“Po ashtu, për informimin tuaj ju informojmë se paragrafi 6 i dispozitës së lartcekur përcakton atë se: “Nëse subjekti deklarues nuk ofron dëshmi apo ofron dëshmi të cilat nuk janë bindëse, Agjencia e përcjellë rastin në prokurorinë kompetente”.”, vijon tutje përgjigja e tyre.
Gazeta Online Reporteri.net, javën që shkoi, raportoi se Anëtarja e Bordit të RTK-së Shukrije Rama, nuk e kishte deklaruar në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit, pronësinë në një biznes si dhe rolin drejtues në një organizatë joqeveritare.
Sipas Kodit Penal, deklarimi i rremë është vepër penale. Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit i kishte konfirmuar gazetës se do të kryej hetim për rastin edhe gjatë kohës kur gazeta ishte duke kryer hulumtimin e rastit në fjalë. Po ashtu, APK kishte pohuar se postet të cilat u zbuluan gjatë hulumtimit për pasurinë e Ramës janë të obligueshme të deklarohen në formularët e raportimit të pasurisë së zyrtareve publik.