Shqipëria po e drejton mbledhjen e Këshillit të Sigurimit në OKB, që po zhvillohet në New York. Fjalën hapëse e mbajti kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, transmeton Botapress.info.
Mirëpo, delegacioni rus, iu drejtua Ramës me dy pyetje.
Osmani takohet me Blinken: Diskutim i rëndësishëm për të ardhmen euroatlantike të Kosovës
“Zoti President, u nxituat të thoni, pra u vendos. Kemi dy pyetje. Së pari, e mbi të gjitha, duam t’iu pyesim, mbi ç’bazë propozoni që t’i jepni presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelensky, fjalën përpara se të flasin anëtarët e Këshillit të Sigurimit, shumica prej të cilëve, përfaqëson po kështu në nivel të krerëve të shteteve dhe qeverive”.
“Pyetja e dytë që s’dua të bëj, me ç’bazë ftoni ju ministrin e Jashtëm të Maqedonisë së Veriut, në takimin e sotëm, në cilësinë e kryetarit të OSBE-së”, ishin pyetjet e delegacionit rus.
Nga ana tjetër, Rama tregoi se i ka marrë “komentet e bëra nga delegacioni rus dhe në përgjigje do të doja të konfirmoja që të gjithë anëtarëve të Këshillit u është dërguar lista e personave që do të flasin në rendin e caktuar”.
“Në këndvështrimin tim do ishte e preferueshme që kjo çështje të ishte zgjidhur në mënyrë teknike në mënyrë që ne të procedonim me thelbin e diskutimit. Duke pasur temën e debatit të hapur, ne besojmë se ftesa për presidentin ukrainas që të flasë para anëtarëve të Këshillit është një konfirmim i plotë i paragrafit 33. Dhënia e fjalës për Zelenksyn do u japë mundësi anëtarëve të Këshillit t’i përgjigjen fjalëve të tij”, tha ai.