150 mijë armë të llojeve dhe kalibrave të ndryshme që janë konfiskuar nga Policia e Kosovës në operacione të ndryshme sot janë shkatërruar.
Nga materiali i armëve të shkatërruara prodhohen kapakët e pusetave, bëri të ditur zyrtari i policisë, shkruan Arbresh.info
“Do të jemi dëshmitarë të këtij procesi të shkatërrimit të armëve përmes shkrirjes së tyre dhe në një formë do të kontribuojë në sigurinë e përgjithshme, përveç askeptit të ngritjes së sigurisë dhe uljes së numrit të armëve në Kosovë nga ky material, nga ky hekur i shkrirë do të prodhohen kapakët e pusetave që ne i shohim çdo ditë nëpër rrugët tona”, tha ai.
Tutje, ai e vlerësoi procesin jashtëzakonisht përfitues si në aspektin e sigurisë ashtu si në atë të mirëqenies tonë të përgjithshme.
![](https://www.arbresh.info/wp-content/uploads/2023/09/379327074_702472728581190_7360496953257692777_n.jpg)
![](https://www.arbresh.info/wp-content/uploads/2023/09/379433513_632551132285350_3538035684428061222_n.jpg)
![](https://www.arbresh.info/wp-content/uploads/2023/09/379447567_1081229299952936_4220617845340646446_n.jpg)
![](https://www.arbresh.info/wp-content/uploads/2023/09/379372695_1030071058421517_6776760650123191635_n.jpg)
![](https://www.arbresh.info/wp-content/uploads/2023/09/379365015_1212585316801854_3814552147149692226_n.jpg)