Ditë më parë këngëtarja e njohur Ruenca Haxhiaj, e njohur me emrin Enca u arrestua nga policia e Tiranës. Këngëtarja u arrestua për kultivim të bimëve narkotike. Policia zbuloi kanabisin e kultivuar në verandën e banesës.
Megjithatë, dy ditë më pas Enca u lirua dhe u caktua ndaj saj masa e sigurisë “detyrim paraqitje”.
Edhe pse u lirua, këngëtarja përgjatë kësaj kohe qëndroi në heshtje deri ditën e sotme ku ‘u bë e gjallë’ në Instagram.
Ajo postoi një emoji zemër në InstaStory, që me siguri ia ka drejtuar të gjithë atyre që e mbështeten gjatë këtyre ditëve.
Shihni postimin e saj më poshtë!
![](https://prive.al/wp-content/uploads/2023/09/IMG_9339.jpeg)
![](https://insajderi.org/wp-content/uploads/2023/09/encaa.jpg)