Gazetari Vullnet Krasniqi, është shprehur i indinjuar me mosprezencën e kryeministrit Kurti në paradën e sotme LGBTQI.
Krasniqi, tha se pjesëmarrësit e sotëm në paradë është dashur të bllokojnë hyrjen e Qeverisë, në mënyrë që të kërkojnë përkrahjen e tyre për komunitetet e shtypura në shoqëri, duke përfshirë edhe gratë që keqtrajtohen.
Por ai shtoi se Kurtit i intereson të jetë mirë më shumë me grupet tjera të shoqërisë e jo me LGBTIQ.
Ai tha se Kurti mbrëmë ishte prezent në një ekspozitë ku dy artistët i përkasin komunitetit LGBT, ndëra sot nuk doli në paradë.
‘’ Osht dasht me shku me ia thy xhamat qeverisë, me e blloku rrugën, pa dal Albin Kurti mos m’u largu, ai mbrëmë ka qenë prezent në ekspozitën e dy personave që janë të martuar, por në paradë nuk ka dal, qëllimi i tij është me majt mirë me qita Gzimat, e në anët tjetër me dal mirë me ndërkombëtarët. Na duhet me protestu kundër Qeverisë, duhet me u bo zani i grave të shtypura’’, tha Krasniqi./Botapress/