Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot në konferencë i ftoi mediat për t’u përgjigjur rreth takimit të 14 shtatorit në Bruksel. Megjithatë, kryeministri nuk e la pa e thumbuar edhe opozitën. Kjo pas një pyetje të gazetarit se opozita po kërkon dorëheqjen dhe largimin e tij nga posti.
Policia e Kosovës reagon pas paralajmërimeve të Beogradit për rieskalim në veri
Kurti aludoi se diferenca është aq e thellë sa me zgjedhje të reja, opozita do të zhdukes.
“Kam dëgjuar që opozita herë kërkon dorëheqjen e herë shkarkimin tim, e herë zgjedhje të reja. Zgjedhjet nuk i konveonojnë as qeverisë, e as opozitës. Qeverisë nuk i konvenojnë zgjedhjet sepse zhduket opozita”, tha Kurti.
E ndaj kësaj deklarate, kanë reaguar ashpër përfaëqsuesit e partive në opozitë.
Shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, ka thënë se pas zgjedhjeve të reja nuk do të ketë Qeveri Kurti.
“Tash Kurtit kanë filluar që t’i dalin pengesë edhe nga BE-ja. Ai e ka të pamundur që të qeverisë dhe ta nxjerr vendin nga kjo situatë. Dorëheqja e tij do të garantoj që vendin ynë do t’i hiqen sanksionet. Një kryeministër që i ka humbur rruga në oborr, mendoj që dorëheqja e tij është shërbimi më i madh që Kurti mund t’i bëjë vendit tonë. Nuk ka nevojë që Kurti të brengoset për opozitën, breng për të është humbja e pushtetit”, tha ai.
I ashpër ka qenë edhe deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti. Hoti ka shkruar në rrjete sociale se Kurti i ka shkaktuar dëme të mëdha vendit.
“Fatkeqësisht, Kurti i ka bërë dëm të madh Kosovës duke e degraduar dialogun nga: “Dialog për marrëveshje finale, ligjërisht të obligueshme, për njohje reciproke dhe normalizim të marrëdhënieve”, në “Dialog për menaxhim të krizave”. Duhet thënë se krizat janë provokuar nga Serbia, por ato janë menaxhuar keq dhe pa koordinim me aleatët nga ana e Qeverisë së Kosovës. Për herë të parë Kosova është e vetme në dialog karshi Serbisë. Fatkeqësisht, duket se Qeveria e Kosovës sot nuk e ka afër asnjë aleat për konsultime paraprake, siç ka ndodhur gjithmonë në procese negociatore të Kosovës me Serbinë”, ka shkruar Hoti.
Edhe më i ashpër ka qenë shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri. Ky i fundit e ka quajtur “humorist” kryeministrin Kurti.
“Kryeministri Kurti ia filluar të bëhet humorist, ky asnjëherë s’ka pasur kujdes për opozitën, lërë për opozitën e partive të tjera, por as për njerëzit ndryshe në partinë e vet. Nuk kujdeset për njerëzit në parti që kanë mendime të ndryshme, e lërë për partitë e tjera. Se kush sa e ka fuqinë politike na e jep populli, le të del nëse ia mban në zgjedhje dhe e sheh çka ndodh me të. Ai e dinë qe e ka humbur fuqinë elektorale politike, për këtë është bërë humorist”, ka thënë Tahiri.
Deklarata e Kurtit për zgjedhjet e reja dhe goditja për opozitën, është përkrahur masivisht nga vartësit e tij duke filluar nga ministrat e deri te militantët në rrjete sociale.
Çfarë tha Kurti?
Kryeministri i vendit, Albin Kurti, hodhi akuza të ashpra në drejtim të emisarit të BE-së për dialog, Mirosav Lajçak. Për të, Kurti tha se e ka marrë anën e Serbisë në procesin e dialogut.
“Si i tillë Lajçaku e Vuçiqi duket sikur të jenë koordinuar me një qëllim të vetëm, të bëjnë të pamundur një skenar ku marrëveshja zbatohet në plotni. Dhe t’i japin jetë një skenari alternativ ku vetëm gjysma e marrëveshjes; e gjysma tjetër që përbëjnë pjesën më të civilizuar fqinjësore dhe evropiane, të mos zbatohet asnjëherë”, tha ai.
“Kanë shkuar shumë larg në goditjen e Kosovës”.
“Nuk mund të shtrembërohet gjykimi im duke hedhur hi syve. Ose e zbatojmë gjithë marrëveshjen, ose nuk mund të zbatojmë vetëm ato që do Serbia. Kjo logjikë ka vdekur”.
Për këto pretendime, Kurti ka thënë se ka informuar edhe shtetet e tjera të BE-së dhe Amerikën.