Mandatarit Glauk Konjufca i kanë mbetur edhe 5 ditë afat që t’ia propozojë Kuvendit përbërjen e re qeveritare. Nominimi i Konjufcës për kryeministër nuk ka ndryshuar qëndrimin e partive parlamentare.
Nënkryetari i Vetëvendosjes, Glauk Konjufca, ka afat deri më 19 nëntor që t’ia propozojë Kuvendit përbërjen e re qeveritare, për të parë nëse i ka votat e nevojshme për ta formuar ekzekutivin e ri.
Ndonëse, që ditën kur u caktua mandatar, Konjufca u bëri thirrje të gjitha partive parlamentare që t’i lënë anash inatet partiake dhe të votojnë për një Qeveri të përkohshme deri në prillin e vitit të ardhshëm, kur i skadon mandati presidentes aktuale Vjosa Osmani, deri më tani askush nuk ka dhënë ndonjë shenjë se do ta mbështesë këtë ide.
Nominimi i Glauk Konjufcës për kryeministër nga Vetëvendosje nuk ka ndryshuar qëndrimin e partive parlamentare.
Partia Demokratike , Lidhja Demokratike, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma Socialdemokrate, e kanë bërë publik qëndrimin se nuk do ta mbështesin një qeveri të udhëhequr nga Konjufca dhe kanë kërkuar që vendi të shkojë në zgjedhje.
Kryetari i dorëhequr i PDK-së, Memli Krasniqi, ka nënvizuar se Konjufca nuk i ka numrat dhe se vendi po shkon drejt zgjedhjeve të parakohshme. Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Berat Rukiqi, u deklarua se çështja e mandatarit të ri është veç taktikë për blerje të kohës nga Vetëvendosje.
Ndërkaq kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, e ka bërë publike se është kontaktuar nga zyra e Konjufcës për takim por nuk ka pranuar, meqë sipas tij, nuk ka pasur ndonjë propozim serioz.



Të tjera
Showbiz
Xhensila meriton çmimin “Mami më seksi” në shqiptari
Xhensila Myrtezaj së fundmi ka lënë
Showbiz
Adelina Tahiri po i djersit vetëm të pasmet
Pas një periudhe me më shumë
Aktuale
Konjufca veç 5 ditë kohë – A do t’ia propozojë Kuvendit qeverinë e re?
Mandatarit Glauk Konjufca i kanë mbetur