Përgjatë fundjave po parashihet të mbretëroj mot i ngrohtë dhe kryesisht me diell. Ultësirave orëve të mëngjesit formohet mjegull, që mund të mbetet më gjatë edhe ditën në disa pjesë. Minimalet zbresin deri në 0C e 3C, e ato maksimale shkojnë deri në 16C e 17C, në zonat më të larta me diell. Në pjesë ku mjegulla qëndron më gjatë, temperaturat do të jenë më të ulëta, nën 10C. Vransira kalojnë natën në mes së shtunës dhe të dieles, kryesisht shtresore të larta. Dominojnë qetësitë e ditën frynë erë e lehtë drejtimesh të ndryshme.
Vransirat shtohen ditën e hënë, e në pjesë të vendit paraqiten kushte për të reshura. Reshje më të shumta shiu përfshinë vendin ditën e martë, duke vazhduar përgjatë ditës së mërkurë. Temperaturat pësojnë një rënie në 10C e 11C, maksimalet, derisa minimalet shënojnë rritje në 5C e 6C. Frynë erë e lehtë dhe mesatare nga jugu e juglindja 5-12m/s, e të martën ndryshon drejtimin në veriore.



Të tjera
Aktuale
Zyrtari i OKB-së takon Kurtin e Konjufcën, riafirmon mbështetjen për dialogun Kosovë-Serbi
Nënsekretari i Përgjithshëm i OKB-së për
Lajme
Shi i rrëmbyeshëm në Klinë, reshje edhe në pjesë tjera të vendit
Pas disa ditësh me temperatura të
Aktuale
Hoti kërkon reagim qytetarë ndaj qeverisë për gazin amerikan
Deputeti i zgjedhur nga lista e