Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka dorëzuar kallëzim penal ndaj ministrit në detyrë të Financave, Hekuran Murati, për çështjen e buxhetit të Prishtinës.
Rama në këtë kallëzim thotë se Murati dhe zyrtarë të tjerë të Ministrisë së Financave nuk po i përmbushin detyrat e tyre zyrtare.
Kryetari i Prishtinës tha se shpreson që përgjigjja e Murtit karshi institucioneve të drejtësisë do të jetë më e mirë se ajo e shefit të tij, Albin Kurti, që ka refuzuar të përgjigjet në ftesën e prokurorisë si dëshmitar.
“Hekuran Murati, shihemi në Prokurori! Sinqerisht shpresoj që përgjigjja jote ndaj institucioneve të drejtësisë të jetë më e përgjegjshme sesa ajo e kryetarit tënd të partisë, që ka një vit që nuk i përgjigjen thirrjeve zyrtare të prokurorisë! Kjo e tregon mjaft mirë se si e trajtoni ju shtetin dhe qytetarët!”.
Rama iu drejtua Muratit se punëtorët e komunës s’mund të mbesin pa paga sepse ai “ka zgjedhur për të shantazhuar opozitën”.
“Hekuran, punëtorët dhe qytetarët e Kryeqytetit nuk duhet të mbesin pa paga e pa shërbime, vetëm sepse ju keni zgjedhur t’i përdorni për të shantazhuar opozitën!”./Express/




Të tjera
Aktuale
Zyrtari i OKB-së takon Kurtin e Konjufcën, riafirmon mbështetjen për dialogun Kosovë-Serbi
Nënsekretari i Përgjithshëm i OKB-së për
Lajme
Shi i rrëmbyeshëm në Klinë, reshje edhe në pjesë tjera të vendit
Pas disa ditësh me temperatura të
Aktuale
Hoti kërkon reagim qytetarë ndaj qeverisë për gazin amerikan
Deputeti i zgjedhur nga lista e