Deputeti i AAK-së, Lahi Brahimaj, ka deklaruar se kryeministri në detyrë, Albin Kurti, nuk e përballon mundësinë që Glauk Konjufca të marrë mbështetjen e 61 deputetëve për të udhëhequr Qeverinë e Kosovës.
Në një intervistë për Tëvë1, Brahimaj tha se vendi duhet të shkojë sërish në zgjedhje nacionale, pasi sipas tij Kurti nuk është i interesuar të formojë institucionet.
Derisa, Brahimaj përsëriti se AAK-ja nuk do të hyjë në koalicion me asnjë parti politike.
“Ishte vlerësim i Haradinaj por edhe e kryesisë që ftesa e Konjufcës nuk ishte e sinqertë ishte vetëm sa për të provuar diçka. Kurti në asnjë anë nuk e përballon që Konjufca t’i merr 57 vota e le më 61 vota. Ne nuk shohim diçka adekuate me këtë qeveri, zgjidhja më e mirë është me shkua në zgjedhje. Kurti mashtron sepse nuk është i interesuar për të ndërtuar institucione. Aleanca të gjitha komunat i fitoj bindshëm dhe ishte vendim i kryesisë që të shkojmë në zgjedhje vetëm, nuk jemi të interesuar të bëjmë koalicion me asnjë parti”, ka deklaruar Brahimaj



Të tjera
Aktuale
Zyrtari i OKB-së takon Kurtin e Konjufcën, riafirmon mbështetjen për dialogun Kosovë-Serbi
Nënsekretari i Përgjithshëm i OKB-së për
Lajme
Shi i rrëmbyeshëm në Klinë, reshje edhe në pjesë tjera të vendit
Pas disa ditësh me temperatura të
Aktuale
Hoti kërkon reagim qytetarë ndaj qeverisë për gazin amerikan
Deputeti i zgjedhur nga lista e