Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani dhe ushtruesja e detyrës së drejtoreshës së USAID-it, Kerry Monaghan Hogler, kanë nënshkruar marrëveshjen për grantin rreth 35 milionë eurosh
Gjatë ceremonisë, Osmani tha se marrëveshja u nënshkrua në bazë të amendamentit numër 5 të marrëveshjes së grantit.
Ashton: Duhet bërë kompromise për diçka më të madhe në dialogun Kosovë-Serbi
Pas takimit, presidentja dhe ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier, do të deklarohen për media.
Osmani me ambasadorin Hovenier është takuar edhe mbrëmë, për siç u tha një takim të rregullt mes tyre.
U bë e ditur se aty u fol për zhvillimet e fundit në vend si dhe e para e shtetit paralajmëroi një vizitë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për të marrë pjesë në javën e nivelit të lartë të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve te Bashkuara në New York.