Kryetari i zgjedhur i komunës së Pejës nga LDK, Gazmend Muhaxheri, ka përjashtuar çdo mundësi që deputetët e këtij subjekti politik ta mbështesin formimin e Qeverisë nga Glauk Konjufca.
Në një përgjigje për RTV21 Muhaxheri ka thënë se në mungesë të votave, Vetëvendosje ka kërkuar afat shtesë për të blerë kohë.
“LDK-ja është unike në këtë drejtim. Unë po e shoh që LVV-ja i ka marrë edhe 10-15 ditë kohë për ta provuar nëse mund ta formojnë Qeverinë. Por, është dashur në fillim të shkojmë në zgjedhje dhe të kryhet kjo punë. Kjo është përpjekje për të blerë kohë dhe me bë drama. Dita D vjen e shohim a i kanë votat. Por, deri tash gjithë kohës kanë thënë edhe për Albin Kurtin se i kanë 61 vota, por në fund e lëshuan bajrakun’’, tha Muhaxhiri.



Të tjera
Aktuale
Zyrtari i OKB-së takon Kurtin e Konjufcën, riafirmon mbështetjen për dialogun Kosovë-Serbi
Nënsekretari i Përgjithshëm i OKB-së për
Lajme
Shi i rrëmbyeshëm në Klinë, reshje edhe në pjesë tjera të vendit
Pas disa ditësh me temperatura të
Aktuale
Hoti kërkon reagim qytetarë ndaj qeverisë për gazin amerikan
Deputeti i zgjedhur nga lista e