Një aksident tragjik ndodhi më 11 nëntor në Cleveland, Ohio, ku dy të rinj shqiptarë humbën jetën.
Viktimat janë identifikuar si Samira Xhaferi, 27 vjeçare, dhe Albi Çela, 30 vjeçar. Familjarët e tyre kanë hapur një fushatë në GoFundMe për të siguruar transportimin e trupave në Shqipëri.
Samira ishte studente e doktoraturës në Cleveland State University, e njohur për përkushtimin, inteligjencën dhe pasionin për kërkimin shkencor. Albi, po ashtu student në Cleveland State University, po përgatitej për provimin e jurisprudencës.
Të fejuar dhe të pandarë, ata ndanin dashurinë për librat, dijen dhe botën e “Harry Potter”, lidhje që i bashkonte edhe më shumë në jetën e përditshme. Miqtë dhe të afërmit i përshkruajnë si të rinj të qetë, të mirë dhe të dashur, që sillnin ngrohtësi kudo ku shkonin.
“Humbja e tyre ka lënë një boshllëk të pamatë në familjet tona dhe në komunitetin që ata prekën me dritën dhe dhembshurinë e tyre,” shkruhet në thirrjen e hapur.
Fushata ka për qëllim mbledhjen e fondeve për transportin e trupave në Shqipëri dhe për shpenzimet e varrimit dhe ceremonive përkujtimore. Familjarët bëjnë apel tek shqiptarët kudo që të kontribuojnë sipas mundësive ose të shpërndajnë nismën për të nderuar kujtimin e Samirës dhe Albit.



Të tjera
Aktuale
Nis afati për aplikim e partive dhe dorëzimin e listave për deputetë
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar
Lajme
Tragjedi në Meksikë: Së paku 11 të vdekur nga rrokullisja e autobusit
Festa e Ditës së Punëtorëve u
Lajme
Vidhen dy trafo në Trepçë, kapin vlerën rreth 80 mijë euro
Policia e Kosovës, përmes raportit të