Kuq e zinjtë kanë arritur një fitore të madhe 1-0 kundër Andorrës në ndeshjen e parafundit të kualifikimeve për Kupën e Botës.
Përkundër dominimit në lojë nga Shqipëria, pjesa e parë ishte e zbehtë me raste ku mundësinë më të mirë e pati Gjimshiti ku pas një goditje me kokë topi u ndal në transverzale.
Në pjesën e dytë Shqipëria u fut fuqishëm ku pas një goditjeje të Hoxhës, topin e priti portieri kundërshtarë.
Në minutën e 67-të të ndeshjes, mesfushori Kristjan Asllani goditi një top të bukur pas asistimit të Myrto Uzunit dhe kështu përfundoi rezultati i ndeshjes, shkruan Gazeta Express.
Me këtë fitore të Shqipërisë dhe humbjes së Serbisë në ndeshjen tjetër që u zhvillua në të njëjtën kohë kundër Anglisë, skuadra kuq e zi siguron vendin e dytë në grup dhe vazhdimin për në ‘playoff’ për Kupën e Botës 2026



Të tjera
Lajme
Në QKUK konfirmohet shtatzëni pas procedurës IVF
Në QKUK është konfirmuar një shtatzëni
Aktuale
Merret një vendim për Fatmir Shehollin si i dyshuar për spiunazh
Gjykata Themelore e Prishtinës ia ka
Lajme Showbiz
Xhensila ‘djeg’ rrjetin nga palestra, format e saj marrin gjithë vëmendjen
Këngëtarja shqiptare Xhensila Myrtezaj ka ndarë